Përfshihet nga flakët fusha e plehrave në Elbasan

Përfshihet nga flakët fusha e plehrave në Elbasan.

Gjatë mëngjesit të sotëm fusha e mbetjeve në Inceneratorin buzë Shkumbinit u përfshi nga flakët duke rrezikuar një katastrofë mjedisore në zonën përreth e cila është një zonë e banuar nga qindra familje.
Vatra e zjarrit për momentin është izoluar bëjnë me dije shërbimet e zjarrfikëses.

Aktualisht nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shkatari kryesor.

Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk është kryer fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin.

Edhe gjatë verës së 2023, Landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët té cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.