Rritja e çmimeve për turizmin/ Rama: Kjo është vetëvrasje, vlonjatëve u ka ikur truri!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar rritjen e çmimeve nga operatorët turistikë në Vlorë dhe në Sarandë. Gjatë takimit me kryebashkiakët në kryeministri, Rama u ka bërë thirrjekryebashkiakëve që të flasin me operatorët, pasi kjo rritje është vetëvrasje në këto momente. Ndërkohë që ka shtuar se në Durrës, Shëngjin dhe Velipojë nuk ka rritje galopante të çmimeve.

“Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq që do të merren në konsideratë për dicka tjetër, qeveria dhe bahskitë nuk vendosin cmime as të hoteleve as të restoranteve dhe as nuk, janë dy pikat e një rritje absurd të cmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe tu thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit e padrejtë ata që duan të fitojnë, se perceptojnë është vetëvrasje për ata vetë duhet të komunikoni dhe të flitet që rrija e paligjishme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj, para se të jetë vonë është e rëndësishme që të komunikohet në mënyrë të vazhdueshme që të jenë të arsyeshme, është çështje dijeje dhe ideja që meqë na thanë vjet që Shqipëria është shumë e lirë, ne po ia hedhim në erë të gjithë tavanet e arsyes së cmimeve është ide tepër e çmendur, ndërkohë shikoni Durrësin, Shëngjin, Velipojën stabël,” tha Rama.

Më tej ai vazhdoi:
“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehet dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë. Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike, ato janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë”, tha Rama.