Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Saukut në rrugën Shefqet Ndroqi në kryeqytet.
Mësohet se 3 mjete zjarrëfikëse dhe 15 forca janë nisur drejt vendngjarjes ku kanë punuar për shuarjen e flakëve.
Bëhet e ditur se zjarri tashmë është fikur dhe se si fillim ka rënë në bodrumin e banesës që përdorej si magazinë. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, vetëm disa dëme materiale ku shkak i zjarrit është bërë një bombul gazi.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme u përfshi nga flakët një qendër tregtare në Lushnje ku u shkaktuan shumë dëme materiale, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
