Prej katër muajsh në bashkinë e Peqinit punonjësit e administratës nuk kanë marrë pagat e tyre mujore.
Jashtë kamerës së televizionit “Best Channel” ata thonë shkak për këtë vonesë është zyra e thesarit në Peqin, ndërkohë që shefi i finances ka dhënë edhe dorëheqjen nga puna për këtë problem.
Mosdhënia e pagave në kohë e punonjësve të adimistratës në Bashkinë Peqin lidhet edhe me një fryerje të organikës, ndërkohë që deri më tani është e vetmja bashki me këtë problematikë, ndër 7 bashkitë e qarkut.
Për këtë problem, drejtuesit e bashkisë nuk pranojnë të prononcohen edhe pse punonjësit e administrates vazhdojnë të mbeten pa rroga.