Ekipi I Shtërmenit ka arritur rezultat impresionues në kampionatin kombëtar të peshngritjes të zhvilluar në Durrës. Kryetari i bashkisë së Cërrikut jep lajmin e renditjes me medaljet e fituara si dhe vecon një prej sportistëve më të rinj të këtij ekipi.
Postimi i tij
SHTËRMENI dhe tradita e kampionëve në peshëngritje duket se vazhdon dhe do të vazhdojë gjatë duke na bërë gjithmonë krenarë!
-Sot në qytetin e Durrësit u zhvillua Kompionati Kombëtar i peshëngritjes për të rinjtë U-17 dhe U-19, ku ekipi i Shtërmenit si pjesëmarrës në këtë aktivitet mori medalje, ari, argjendi dhe bronxi dhe u shpall nën kampione e Shqipërisë
-Ajo çka ishte më me vlerë nga ky kampionat ishte suksesi i arritur dhe i merituar i ERTJAN KOFSHËS
-Ertjani jo vetëm u shpall sportisti më i mirë i këtij kampionati por ishte i vetmi sportist në këtë garë që theu rekorde, specifikisht të tilla.
-Ertjani vetëm 16 vjeç por premton të jetë e ardhmja e ekipit të Shtërmentit por edhe Kombëtares Shqipëtare të peshëngritjes
Urimet më të mira dhe suksese në arritje të tjera #Ertjan dhe Ekipit të Shtërmenit. Mbështetja e Bashkisë Cërrik dhe e imja personale do të jetë me ju në çdo rrugëtim
