Këto pamje të fiksuara në orën 8 të mëngjezit të sotëm në pikën qendrore të postës në Elbasan tregojnë ngutjen që kanë pensionistët për të tërhequr pensionin.
Veç pensionit që nga data 1 dhjetor në pikat postare po vijon shpërndarja e shpërblimit për fundvit.Në Elbasan pensionistët shprehen të pakënaqur me shifrën prej 5 mijë lekësh shpërblim.Sipas tyre kjo është një shumë e pamjaftueshme,ndërsa çmimet vetëm rriten.Ata thonë se me aq para nuk munden dot të blejnë as gjelin e detit.
Në gjithë Qarkun e Elbasanit janë mbi 50 mijë pensionistë qe marrin shpërblimin, krahas tyre përfitojnë dhe personat invalidë dhe me ndihmë ekonomike.
