Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas më shumë se 9 orësh ka dalë nga ambientet e SPAK.
Ish-ministri i Shëndetësisë është marrë në pyetje si person nën hetim.
“Dhashë sqarime si person nën hetim. Kërkova të kryhen veprime të tjera hetimore”, deklaroi ai për mediat.
Beqaj ka hyrë rreth orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe raportohet se ka dalë tani.













