Partnerja në skenë, Drande Xhaj, rrëfen mes lotësh takimin e fundit me Zef Dedën: Do të na mungojë si njeri dhe artist

Aktorja e njohur shkodrane, Drande Xhaj, partnerja në skenë e Zef Dedës, mes lotësh ka treguar takimin e fundit me aktorin, i cili ndërroi jetë sot pasi një beteje me një sëmundje të rëndë.

“Para dy netësh shkuam dhe ta shihnin. Me Milotin dhe Kulçin. Kemi shkuar për të, jemi interesuar për shëndetin e Zefit. Nuk e kishte kohën Zefi që të ikte tani.

Ishte i ri për t’u larguar nga jeta. Na ka lënë një dhimbje të tmerrshme, por ishte Chaplini shqiptar. Është aktori fenomen. E kemi dashur si pjesë e familjes. Na mungon jo vetëm si artist, por dhe si njeri. Kam qenë partnere në skenë e Zef Dedës. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm.”, tha ajo.