Pamja e pasme e Belshit të Rilindur:Liqeni i Mullizit, qelbet nga plehrat

Asnjë kilometër nga qendra e qytezës së Belshit në lagjen Shkëndijë është liqeni i Mullizit.Ky liqen ndryshe nga të tjerët tashmë ka marrë emrin “Liqeni i ujërave të zeza dhe i mbeturinave”.
Ai ndodhët në një sipërfaqe disa hektarë dhe ndërsa kalon rrugën që përshkon liqenin era e keqe tëbllokon frymëmarrjen dhe imazhi që të krijon ky liqen nuk është aspak i një zone me bum turizmin.
Dy grumbullues mbeturinash që mundohen të shkëpusin plastikë apo metale, thonë se mbeturinat vijnë nga banorët përreth, që nuk kanë kosha dhe i hedhin buzë liqenit.
Ndërkohë ujërat e zeza në dy anët eliqenit e kanë kthyer ujin në një vendgrumbullim që ua bën jetën të vështirë banorëve sidomos gjatë stinës së verës.Myftar Uruçi, një banor i zonës që kullot bagëtitë thotë se vit pas viti ky liqen është kthyer në një grope të madhe septike.

“Kanë ardhur shumë këtu nga bashkia. Do bëhet kështu e do bëhet ashtu…do mbyllet e do mbulohet por asgjë nuk është bërë. Nuk durohet grafma. Ne jemi më mirë se jemi pak më larg por këto që janë këtu e dinë si jetojnë.Një herë desh e mbushën këtë po nuk u bë gjë. Është qelbur i gjithë vendi këtu. Nuk kalohet e jo më të rrihet”.
Ndërsa e pyesim për mbeturinat, ai thotë se ata kanë gjetur si zgjidhje gropa të krijuara si liqenet.

Njerëzit nuk I sjellin këtu por I hedhin nëpër gropa. Npdnjëherë I hedhim këndej dhe I djegim që të mos bëhen shumë.

Secili djeg të vetat” thotë Myftari.Ndërkohë Bardhyl Staka, një tjetër banor i zonës ndërsa kalon rrugën për të shkuar në shtëpi, ndalet vetë për të shprehur shqetësimin për liqenin. “Ky liqen është I rrezikshëm. Nuk përdoret për asgjë. Ka vite që përdoret për ujërat e zeza e sa vjen do bëhet edhe më keq se shtohet sasia. Këtu është shumë e vështirë. Nuk jetohet”.
Një tjetër banor I kthyer nga emigracioni përkohësisht thotë se kjo është pamja e pasme e Belshit.
“Këtu ka vite që përdoret për ujërat e zeza. Era e keqe dhe rruga këtu janë shumë keq. Unë tani jam kthyer pasi nuk jetoj këtu. Nuk di për mbeturinat por ky liqen është shumë problem”.


E pyetur lidhur me avancimin e një projekti për menaxhimin e ujërave të zeza që derdhen në liqen,bashkia Belsh në përgjigjen e saj më shkrim evitoi përgjigjen duke renditur disa investime në kanalizimet e ujërave të zeza.Ndërkohë së fundi bashkia ka filluar një fushatë sensibilizuese kundër mbeturinave duke vendosur tabela të mëdha që diktojnë pasojat nëse hedh mbetje.
Qytetarë të Belshit dhe kalimtarë theksojnë se këto tabela për shkak se janë vështirësisht të lexueshmenë udhëtim me fotografitë e tyre më shumë të ftojnë të hedhësh mbetje se sa kanë efektin e kundërt/elbasanion