Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.
Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.
“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”- shkruajnë hakerët.
Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar edhe njëherë sesa e lehtë është të vidhen të dhënat e shqiptarëve.













