Zbardhet ngjarja që ndodhi pasditen e së shtunës në Pogradec ku një shtetas i identifikuar si Egli Proga rreth moshës 37 vjeç u gjet i shtrirë në rrugë, sipas informacioneve dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje.
I riu është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia shtetasi me inicialet Denis Meçe, dhe është shpallur në kërkim.
Mësohet se viktima dhe autori janë konflikuar në ambientet e jashtme të një lokali, është futur për disa minuta brenda lokalit dhe më pas pasi ka dalë sërish, ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Edhe pse u transportua në spital i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.
