Një automjet është qëlluar me armë zjarri pranë Thumanës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin e rrugës Fushë Krujë-Milot.
Nuk ka të plagosur.
Mësohet se janë shoqëruar disa persona, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Automjeti që ishte në shënjestër ndodhet në komisariatin e Kurbinit ndërsa po hetohet ngjarja.
