Riaktivizohen sërish flakët e zjarrit në qëndrën tregtare në Lushnje

Nuk kanë të ndalur flakët e zjarrit në Qëndrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjes. Mësohet se zjarri është riaktivizuar sërish në ndërtesë.

Zjarri filloi të përhapej nga një shkëndijë elektrike në këtë ndërtesë pasditen e sotme dhe vetëm para pak minutash u bë njoftimi i policisë për mbarimin e operacionit të evakuim-shpëtimit në godinë të banorëve dhe qytetarëve, ku u nxorrën 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës të asfiksuar.Tashmë flakët janë rindezur sërish në katin e fundit të ndërtesës, por bëhet me dije se në godinë nuk ka asnjë banorë, pas evakuim-shpëtimit.