Një djalë 13 vjeç me tumor në një familje ekstremisht të varfër, bën apel për ndihmë

Jo vetëm në varfëri ekstreme, por edhe me femijë të sëmurë prej 13-të vitesh, është ky fati i keq i familjes Fejza nga lagjja Fermë e Cerrikut.
Agimi, djali i madh i familjes është i diagnostifikuar me tumor në kokë. Pas operacionit mjekët e shohin të domosdoshme një ndërhyrje të dytë, por familja në vështirësi ekonomike s’mundet të bëjë asgjë. Kjo sëmundje është e vështirë dhe i ka krijuar probleme jo vetëm të shëndetit mendor, por edhe fizik. 16-të vjeçari ka vështirësi të shumta edhe në të folur.

“Gjëndja e tim biri sa vjen e vështirësohet me shumë”-thotë nëna e Agimit, Florenca. Kjo familje jeton në kushte të mjerueshme dhe ato pak të ardhura i nxjerrin duke mbledhur kanaçe. Jetesën ia vështirësojnë akoma më tepër edhe pjestarët e tjerë të familjes me probleme shëndetësore. Florenca kujdeset çdo ditë jo vetëm për të birin, por edhe për vjehrrën e paralizuar dhe vjehrrin i cili ka probleme me zemrën.

E pafuqishme për t’i mundësuar të birit operacionin, nëna e Agimit apelon për ndihmë.