Ndërtim pa leje dhe tejkalim lejeje, dy procedime penale në Librazhd dhe Cërrik
Elbasan, 14 maj 2025 – Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Policia për shkelje të ligjit mbi ndërtimet.
Në Librazhd, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit lokal referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. T., 38 vjeç, i cili u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Ndërkohë në Cërrik, procedim penal nisi ndaj shtetases R. T., 50 vjeçe, pasi u konstatua se po kryente punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga autoritetet kompetente.
Dy vëllezër shtrohen me vendim gjykate në spital psikiatrik
Gramsh, 14 maj 2025 – Policia e Gramshit ka ekzekutuar një vendim gjykate për shtrimin në spital psikiatrik të dy vëllezërve me probleme të shëndetit mendor.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit M. S., 53 vjeç dhe Ç. S., 51 vjeç, janë shtruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
77-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në banesën e saj
Gramsh, 14 maj 2025 – Një grua 77-vjeçare ka ndërruar jetë në banesën e saj në lagjen “18 Gushti”, dyshohet për shkaqe natyrale.
Sipas Policisë, viktima D. Z. vuante nga sëmundje kronike. Ngjarja ka ndodhur më 13 maj dhe materialet janë referuar në Prokurori për raportim fakti.
