Ngjarje e rëndë / Humb jetën papritur i moshuari teksa priste urbanin

DURRËS — Një i moshuar ka humbur jetën gjatë orëve të paradites së sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit, teksa ndodhej në stacion duke pritur autobusin e linjës urbane.

Viktima, i moshës rreth 75 vjeç, është rrëzuar papritur në tokë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Nga këqyrja paraprake, hetuesit dyshojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin e plotë të viktimës, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.