Njw studimi i ri zbulon se rrymat kryesore oqeanike të Tokës po ngadalësohen, dhe megjithatë pasojat nuk do të jenë aq të menjëhershme dhe dramatike në filmat e Hollivudit. Por do të kenë ndikime në botën reale për modelet globale të motit dhe nivelit të detit, informon.
Ngadalësimi i qarkullimit të oqeanit shkaktohet drejtpërdrejtë rritja e temperaturave globale dhe kjo është parashikuar nga shkencëtarët e klimës.
“Është parashikuar prej dekadash që qarkullimi i rrymave detare do të ngadalësohet në përgjigje të ngrohjes globale. Tani kemi provat e forta se kjo po ndodh” tha Stefan Rahmstorf i Universitetit të Potsdamit i cili kontribuoi në këtë hulumtim.
Qarkullimi Mesatar i Atlantikut (AMOC) transporton ujë nëpër oqeanet e planetit, përfshirë Atlantikun, Paqësorin dhe Indianin. Sipas studimit, rajoni që kontribuon në ngadalësimin është Atlantiku i Veriut.

Në këtë pjesë të oqeanit, akujt e Grenlandës po shkrihen, duke kontribuar si në një ngritje të niveleve të detit, ashtu edhe në uljen e shpejtësisë së qarkullimit, informon.
Shkrirja e akullit në Grenlandë dhe reshjet e mëdha të shiut mbi Atlantikun e Veriut të shkaktuara nga ndryshimi i klimës kanë ndikuar në kripësinë dhe dendësinë e ujërave, shpjegoi Rahmstorf.
“Ngrohja sipërfaqësore, cikli i rritur i ujit, reshjet e shiut dhe shkrirja e akullit janë të gjitha pasojë e ngrohjes globale nëpër pjesë të Oqeanit Atlantik Verior”, tha ai.
Ndërsa rrymat e ujit të ngrohtë lëvizin në veri, ato zakonisht kthehen në jug ndërsa bëhet më e freskët dhe e rëndë. Uji i ëmbël i shtuar nga akulli që shkrihet po bën që kjo kthesë të jetë më e ngadaltë për shkak të kripësisë së zvogëluar.
