Nga Nëntori do ju fshihet WhatsApp-i nëse keni këto lloje telefonash(lista e plotë)

Në më pak se dy muaj, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në shumë modele të telefonave të vjetër. Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, heq rregullisht dhe gradualisht mbështetjen për pajisjet e vjetra dhe vendimi i fundit do të kthehet në praktikë së shpejti.

Duke filluar nga data 1 nëntor, aplikacioni në pronësi të Facebook do të pushojë së funksionuari tek deri në 43 modele të ndryshime smartphone-i.

Modelet përfshjnë edhe iPhone dhe telefona të tjerë që funksionojnë me Android OS të Google. WhatsApp rekomandon përdorimin e Android që funksionon me OS 4.1 dhe më të ri, ose iPhone që funksionojnë me iOS 10 dhe më të ri për të vijuar me aplikacionin. Gjithashtu telefonat e zgjedhur që përdorin KaiOS 2.5.1 dhe më të rinj janë të përshtatshëm për të vijuar funksionin.

Me pak fjalë kjo do të thotë që telefonat inteligjentë të mëposhtëm do të humbasin qasjen në aplikacion:

Nga Apple:

IPhone SE, 6S dhe 6S Plus.

Nga Samsung

Samsung Galaxy Trend Lite, Galaxy Trend II, Galaxy SII, Galaxy S3 mini, Galaxy Xcover 2, Galaxy Core dhe Galaxy Ace 2.

Nga LG

LG Lucid 2, Optimus F7, Optimus F5, Optimus L3 II Dual, Optimus F5, Optimus L5, Optimus L5 II, Optimus L5 Dual, Optimus L3 II, Optimus L7, Optimus L7 II Dual, Optimus L7 II, Optimus F6, Enact , Optimus L4 II Dual, Optimus F3, Optimus L4 II, Optimus L2 II, Optimus Nitro HD dhe 4X HD, dhe Optimus F3Q.

Nga ZTE

ZTE Grand S Flex, ZTE V956, Grand X Quad V987 dhe Grand Memo.

Nga Huawei

Huawei Ascend G740, Ascend Mate, Ascend D Quad XL, Ascend D1 Quad XL, Ascend P1 S dhe Ascend D2.

Nga Sony

Sony Xperia Miro, Sony Xperia Neo L, Xperia Arc S.

Modele të tjera:

Alcatel One Touch Evo 7, Archos 53 Platinum, HTC Desire 500, Caterpillar Cat B15, Wiko Cink Five, Wiko Darknight, Lenovo A820, UMi X2, Faea F1 dhe THL W8.

Si të veproni nëse keni telefon të vjetër dhe dëshironi të vazhdoni me përdorimin e WhatsApp?

Përgjigja është që për fat të keq, do të duhet të mendoni të paktën të paguani për të azhurnuar/update-uar telefonin tuaj.

Sidoqoftë, ekziston një mënyrë se si mund ta ruani historikun e bisedave nëse nuk doni që t’ju zhduken nëse blini një telefon të ri.

Mund të bëni copy historikun e mesazheve në Google Drive ose iCloud në varësi të platformës që përdorni (iOS ose Android).

Nuk ka asnjë mundësi për të transferuar mesazhet midis dy platformave të ndryshme. Por mund ta eksportoni si një shtojcë përmes adresës së email-it.