Modeli dhe ish-futbollisti Kledi Hysa prej disa javësh ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke mos dhënë asnjë shenjë nëse kishte dikë jashtë apo ishte në kërkim të dashurisë.
Dhe pas disa javësh dhe masazhit që u bëri vajzave të njohura në shtëpi, më në fund del në skenë e dashura e tij gjermane, Haula. Ajo ka folur për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi detaje të marrëdhënies me Kledin dhe se si po e sheh ajo partnerin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Big Brother është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur”, tha ajo.
Teksa Haula u pyet se si është ndjerë kur ai ka masazhuar vajzat dhe tha: “Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi”.
Ndërkohë për përgjigjen e Kledit, “No commet”, ku ai u pyet për statusin e tij nëse është single apo në lidhje, e dashura e tij u shpreh se ata kanë gjashtë vite bashkë dhe është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private.
“Ne kemi gjashtë vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private”, përfundoi ajo. Por le të ndalojmë te deklarata e saj se kanë gjashtë vite bashkë dhe dyshimi se Kledi ka mbajtur në lidhje paralele në fillimet e tij.
Kjo për faktin se në vitin 2016, pra, pesë vite më parë ai është përfolur për një romancë me një modele nga Shqipëria, Kristina Bakiun, shoqen e ngushtë të Adrola Dushit. Në prill të atij viti, “Panorama Plus” publikoi lajmin e romancës së Kristinës me kushëririn të ish-burrit të Adrolës, Adisit, i cili dhe i kishte prezantuar.
