Në Gramsh u gjet municion luftarak,reagon zyrtarisht policia:Janë gjendur në një banesë të pabanuar

 

Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh.Mësohet  se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë.Policia sqaron se municioni është gjetur në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më).Policia ndodhet në vendngjarje.

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.