Ka qënë një mbledhje pa shumë efekt ajo e thirrur nga Komisioni i Emergjencave Civile në Këshillin Bashkiak në Elbasan. Në një takim ku do të duhej të përcillej informacion për nivelin e ndotjes shkaktuar qytetit të Elbasanit pas zjarrit që përfshiu pak ditë më parë pikën e skrapit në ish -kombinatin metalurgjik nuk pati asgjë tjetër ,vecse disa toneve të ngritura mes anëtarëve të komisionit, ndonëse në disa momente kryetarja e komisionit Aurora Domni u përpoq ta orjentonte diskutimin.Në një takim ku kryfjala do të duhej të ishte kreu i Mjedisit dhe përfaqësuesve të firmës turke Kurum, të dy këta të fundit zgjodhën të mos ishin në takim. Në mungesë të tyre vëmendja u përqendrua te shërbimi zjarrfikës , sesa ky i fundit është i pajisur me mjetet mbrojtëse në rast zjarri të përmasave të mëdha siç ishte ai pranë ish-Kombinatit Metalurgjik dhe a janë mbajtur akte konstatimi nga ana e tyre komfort ligjit, si dhe cfarë masash mund të ishin marrë për ta parandaluar si ngjarje gjë për të cilën referoi drejtuesi i sapo emëruar i shërbimit zjarrfikës Emirjon Qosja.
Në cilësinë e përfaqësuesit të pushtetit lokal, Kreu i Këshillit Bashkiak Lutfi Lala u shpreh se zjarri dhe pasojat që ai ishte një goditje për bashkinë e Elbasanit , cka sipas tij dikush duhet të mbaj përgjegjësi, por pa specifikuar konkretisht kush.
Konkluzionet jo të plota të dala nga takimi do ti referohen Këshillit Bashkiak si dhe do t’i vendosen në dispozicion Prokurorisë, e cila tashmë ka nisur një hetim për zjarrin në Elbasan. Përtej detajeve teknike është fakt që gjatë këtyre ditëve qytetarët elbasanas nuk janë informuar për nivelin e ndotjes në ajër, tokë , por edhe ujë. Gjithashtu nuk janë këshilluar që në kushtet e emergjencës mjedisore të merrnin masa vetjake për t’u mbrojtur nga ndotja.elbasanion
