Ndahet papritur nga jeta inxhinieri Nuri Hasa. Mesazhi prekës i djalit, Endri Hasa

Tiranë – Një lajm i trishtë ka prekur familjarë, miq dhe të njohur pas ndarjes së papritur nga jeta të inxhinierit Nuri Hasa. Lajmi është bërë publik nga djali i tij, Endri Hasa, përmes një mesazhi të ndjerë, ku shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e babait të dashur.

Në mesazhin e familjes theksohet se Nuri Hasa ishte një njeri që e donte jetën, punën dhe mbi të gjitha dijen, duke punuar me pasion dhe përkushtim deri në ditën e fundit. Ai përshkruhet si një profesionist i palodhur, që e konsideronte dijen dhe kulturën e punës vlera themelore, të cilat ia përcolli edhe familjes së tij.

“Dashurinë për dijen dhe kulturën e punës na e përcolli familjarisht,” shkruhet në mesazh, ku familjarët premtojnë se do ta kujtojnë gjithmonë me mall e dashuri dhe se nuk do t’i harrojnë kurrë vlerat që ai mishëroi gjatë jetës.

Humbja e Nuri Hasës lë pas dhimbje të madhe, por edhe një trashëgimi morale të fortë, të ndërtuar mbi përkushtimin, dijen dhe ndershmërinë njerëzore.
Elbasanion i përcjell familjes Hasa ngushëllimet të ndjera!