Ndahet nga jeta mjeku i njohur elbasanas, dr. Neki Harja

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur elbasanas, Neki Harja.

Dr. Neki Harja gjithë jetën e tij ia dedikoi pacientëve.

Ai ishte një mjek profesionist, por mbi të gjitha një njeri që gëzonte respekt të gjërë.

Ndarja nga jeta ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, kolegë, shokë e miq.

Postimi i kolegut të tij, dr. Shefqet Deliallisi:

Sot u nda nga jeta doktor Neki Harja, një koleg dhe mik i çmuar.

Gjithë jeta e tij ka qënë e lidhur ngushtë me mjekjsinë, nga shkolla e mesme mjeksore, Fakulteti Mjeksisë, per disa vite mjek fshati, dhe gjithë pjesën tjetër të jetës në spitalin Elbasanit si mjek specialist reumatolog.

Një mjek i shkëlqyer, emri i të cilit do të mbetet në kujtesen e qytetit të Elbasani i renditur krahas mjekë më të shquar të tij…

Elbasanion i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Harja!