Ajvaz Karpuzi, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku. Me anë të një shkrimi në Facebook ai ka thënë se Karpuzi ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të OVL-UÇK’së në Prishtinë.
Sot ka ndërruar jetë luftëtari i orëve të para të luftës së UÇK-së, bashkëpunëtori shumëvjeçar, ish Kryetari i OVL të UÇK-së dega në Lypjan, aktualisht anëtari i Këshillit Drejtues të OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Ajvaz Karpuzi nga fshati Shalë i Lipjanit. Ngushëllime Familjes, bashkëluftëtarëve e gjithë miqve të tij. Lavdi jetës dhe veprës së tij Atdhetare!- shkruan Faton Klinaku.
