Sipas mediave kosovare, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, i cili u arrestua pasditen e sotme pasi akuzohet se ka lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, ka pranuar se ka urdhëruar vrasjen e kësaj të fundit.
Raportohet se gjatë dëshmisë së dhënë këtë mbrëmje para policisë, Murseli ka pranuar se është porositës i vrasjes.
