Banorët e fshatit Shushicë në Elbasan janë hedhur në protestë pasi kanali vaditës nuk funksionon dhe atyre po u thahen prodhimet e stinës.
Sot, që herët në mëngjes, banorët kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve. Për pasojë është ndërprerë procesi mësimor edhe në shkollën 9-vjeçare të Fushë Buallit pasi 10 mësues që vijnë nga Elbasani nuk u lejuan që të kalojnë me mjetin e transportit drejt kësaj shkolle.
Fermerët ankohen se mungea e ujit po u than të mbjellat i vetmi burim jetese për ata.
Sipas tyre, rritja e temperaturave po e vështirëson akoma më sumë situatën dhe po i çon drejt falimentit.
Ndërkohë Bordi i Kullimit bën me dije see është në dijeni të situatës. Kryetari i Bordit, Genti Aliçkolli takoi nga afër protestuesit dhe sqaroi se kanali është në funksion por si pasojë e reshjee ka pasur rrëshkitje masive të gurëve që kanë bllokuar kanalin në hyrje të tij.
Ai deklaroi se aktualisht po punohet me krahë pasi është e pamundur që mjetet të futen në terren dhe se shumë shpejt fermerët do furnizohen me ujë në kanalin vaditës.
Ndërkohë banorët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën e ta përshkallëzojnë më tej nëse uji vaditës në vjen në tokat e tyre.















