Nga Entela Duka
Moti i keq ka shkaktuar problematika edhe në Qarkun e Elbasanit. Bashkitë më të prekura rezultojnë ato malore, si Librazhdi, Prrenjasi dhe Gramshi. Vështirësi ka patur veçanërisht në qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve në akset nacionale. Në segmentin e ”Kthesave te Murrashit” pjesë e aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe në aksin Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Vazhdon të mbetet problem mungesa e energjisë elektrike në Njësinë Administrative Polis në Bashkinë Librazhd dhe në Bashkinë Prrenjas e fshatrat përreth. Shtabi i emergjencave civile bën me dije se po punohet për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Njoftimi i Shtabit të Emergjencave Civile
Ne qarkun Elbasan kemi pasur reshje shiu deri ne oret e para te mengjesit te sotem.
Situata ne qark paraqitet pa shume problematika.
Akset rrugore naciona e rurale jane te gjitha te hapura. Ne segmentin e kthesave te Murrashit te aksit Elbasan-Q.Thane dhe ne pjese te aksit Gramsh-Moglice ka pasur renie guresh e inertesh ne rruge te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese.
Prurjet e lumenjve e perrenjeve jane mesatare e nuk paraqesin probleme.
Kemi nderprerje te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A Polis ne bashkine Librazhd, dhe ne bashkine Prrenjas e fshatrat perreth. Eshte duke u punuar per riparimin e defekteve.
