Mjeti bie në kanal, humbin jetën dy gra në Lushnje

Një aksident tragjik ka ndodhur në Çukas të Lushnjës, ku dy gra kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë.

Si pasojë e rënies së automjetit në kanal, dy gratë kanë mbetur të bllokuara brenda tij dhe janë mbytur nga sasia e ujit.

Viktimat janë identifikuar si Mirela Hasko dhe Florije Xhepa, të dyja rreth 50 vjeçe.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.