Konflikt në familje në Shkozet, burri plagos me thikë bashkëshorten, të dy përfundojnë në spital. Emrat

Një konflikt në familje është regjistruar pasditen e sotme në lagjen 14, në zonën e Shkozetit, në Durrës, ku një 43-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. Xhevat Lala, 43 vjeç, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, Adelina Lala, 38 vjeçe, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me një mjet prerës, thikë.

Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe Xhevat Lala. Si pasojë, të dy bashkëshortët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas autoriteteve, të dy ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të Shkozetit, pranë ambienteve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.