Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku theksoi se bazuar në informacionet e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informacionet e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë Zahiti për Indeksonline.
