Ministri i jashtëm rus: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Donbas

Rusia po kontrollon me kujdes informacionin që sugjeron se mercenarë janë duke u rekrutuar për dislokim në Donbass nga Republika e Kosovës, si dhe nga Shqipëria dhe Bosnja, ka njoftuar ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe të gjithë liderët e tjerë të NATO-s thonë se aleanca është mbrojtëse dhe nuk ka synime ofensive. Presidenti rus Vladimir Putin, në konferencën e tij për shtyp pas bisedimeve me Scholz, i kujtoi atij bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999. Scholz tha se NATO ndërhyri për të parandaluar  gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës.

Rajoni është “larg nga prosperimit”, sipas Lavrov. “Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krimin dhe aktiviteve terroriste. Rajoni është i tej mbushur me terroristë, trafikantë droge. Rajoni është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm.