FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kastriot, Fier nga ku mësohet se një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. Sipas informacioneve paraprake, e zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.
Bëhet me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është shmangur një shpërthim i mundshëm. Nga ana tjetër, banorët u evakuuan dhe zona u izolua për shkak të erës së gazit ndërsa gruaja e lënduar u dërgua në spital.
