Mbretëria e Bashkuar vë sanksione për 6 oligarkë rusë, mes tyre dhe pronari i Chelsea

Qeveria britanike ka vendosur sanksione për pasurinë e 6 oligarkëve të mëdhenj rusë, mes tyre edhe pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich. Lista përfshin edhe pronarë bankash dhe shefin e Gazprom.

LISTA ME EMRAT:

Roman Abramovich: pronar i Chelsea FC dhe ka aksione në gjigantin e çelikut Evraz dhe Norilsk Nickel;
Oleg Deripaska: ka aksione në En+ Group;
Igor Sechin: shefi ekzekutiv i Rosneft;
Andrey Kostin: kryetar i bankës VTB;
Alexei Miller: shefi ekzekutiv i kompanisë energjetike Gazprom;
Nikolai Tokarev: president i kompanisë ruse të gazsjellësit Transneft;
Dmitri Lebedev: kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Rossiya

Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha: “Sanksionet e sotme tregojnë edhe një herë se oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë apo shoqërinë tonë. Me lidhjet e tyre të ngushta me Putinin, ata janë bashkëpunëtorë në agresionin e tij. Gjaku i popullit ukrainas është në duart e tyre, ata duhet të varin kokën me turp. Mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet. Ne nuk do të ndalemi në këtë mision për të rritur presionin mbi regjimin e Putinit dhe për të mbytur fondet për makinën e tij brutale të luftës.”