Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole:Policia e Peqinit arreston 44-vjecarin me preçedent(emri)

Policia e Peqinit vuri në pranga mëngjezin e kësaj të premteje një 44-vjecar. Burime zyrtare bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Fatisha”, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, arrestohet në flagrancë shtetasi Fatmir Dehima, 44 vjeç, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole. Të njëjta burime bëjnë me dije se I arrestuari rezulton me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.
Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi Fatmir Dehima.

Njoftimi i Policisë
Peqin/Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fatisha”.Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari,

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin.

Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.