“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur”/ Shkolla mesazh rrëqethës për 14-vjeçarin e vrarë: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e shkollës “Tafil Rexhepi”, ku një 14-vjeçar, nxënës i kësaj shkolle, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u godit me thikë. Humbja e parakohshme e Eraldit ka lënë një plagë të thellë te mësuesit, shokët e klasës dhe të gjithë ata që e kanë njohur si një djalë të sjellshëm, plot ëndrra dhe dashuri për dijen.

Postimi i shkolles “Talif Rexhepi”

Lamtumire, ylli yne i ndritur Erald! Sot zemrat tona jane me te renda se kurre. Humbem jo thjesht një nënes, por nje djale te mrekullueshem, plot endra, buzeqeshje dhe miresjellje. Ti ishe shembull i
perkushtimit, i dashurise per dijen dhe i shpirtit te paster.

Shkolla nuk do te jete me e njeja pa ty. Banka ku uleshe do te mbetet bosh, por kujtimet tona do te jene gjithmone plot me driten qe ti fale. Fjalët nuk mjaftone per te shprehur dhimbjen, por ti do te
mbetesh perjetesisht ne zemrat tona.

U prehsh ne paqe! Ti nuk u largove, por u bere engjelli me i bukur i Parajses! Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju ne këtë dhimbje të madhe!