Lajmësi nga Lushnja që ka bashkuar shumë çifte në Elbasan dhe Peqin

Martesat me mblesëri Ruzhdi Toska i filloi që pas prishjes së sistemit komunist në vitet 1990. Ruzhdiu krijoi shumë familje në dhjetëra fshatra, kryesisht të rretheve Elbasan, Peqin e Lushnje. “Kam bërë në shumë fshatrat të Peqinit dhe të Elbasanin kryesisht në fshatra si Sheza, Pekishti”. Ishte ky një pasion që lidhet me dashurinë që ka për njerëzit dhe për familjen e shëndetshme. Ai thotë se sekreti për të bërë një mblesëri të suksesshme është që familjet të përshtaten e të qëndrojnë paralel.
“Sot djemtë që u larguan në emigrim, ranë ndërmend e duan të martohen, por s’ka më goca. Gocat sot duan të zgjedhin vet dhe mashtrohen nëpër telefona” – shprehet Ruzhdiu.

“Po u mbyll fabrika e tullave, nuk ndërtohen shtëpi se s’ka material”- thotë I moshuari, duke e lidhur këtë ironi me martesat sot.