Një zjarr ka përfshire pikën e skrapit pranë fabrikës Kurum në Elbasan.Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë ekipet zjarrfikës po punojnë për vënien në kontroll të flakëve.
Zjarri mendohet se ka rënë si pasoje e vajrave dhe mbetjeve që mund të digjen.
Dëshmitarët thonë se nuk ka pasur shpërthim, zjarri ka filluar në pikën e skrapit i akumuluar për muaj të tëra në tonelata.
Zjarri vazhdon dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Problem konsiderohet ndotja që është duke u cliruar në zonë.
