Lajm i fundit/Të shtëna me armë zjarri në Peqin, dhjetëra forca policie nga Elbasani drejt vendit të ngjarjes

 

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Peqin. Elbasanion mëson  se ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së kalasë së qytetit. Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka njoftuar për të shtënat me armë.Burimet bëjnë me dije se  në momentin e të shtënave i pranishëm ka qëne dhe kreu i bashkisë Bukurosh Maçi,i cili sipas të dhënave ka debatuar me personin që dyshohet të kete qëlluar në ajër disa herë, duke shkatuar panik në qytet.Aktualisht nuk raportohen të lënduar. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij, duke ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe në bashkitë ngjitur. Sakaq dhjetëra forca policie nga Elbasani janë nisur drejt Peqinit.