Lajm i fundit/I vihet tritol lokalit në Tiranë

Një shpërthim tritoli është regjistruar në orët e para të kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në ambjentet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka, në pronësi të një 40-vjeçari.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.