Kukësi rikthen në skuadër mbrojtësin Emiljano Musta

Kukësi njofton nënshkrimin me mbrojtësin Emiljano Musta.

Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin verior një kontratë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Mbrojtësi nga Elbasani rikthehet tek ekipi i Kukësit pas dy aventurave të ndryshme në Superiore! Sezonin e fundit, Musta ishte futbollist i Partizanit.