Konflikt me thika në lavazh, një i ri në spital

Një konflikt mes dy të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikës në një lavazh në lagjen “15 Tetori” në Fier, duke lënë të plagosur një prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes dy personave ka nisur për shkaqe ende të paqarta dhe më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike, ku është përdorur edhe mjet i ftohtë prerës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja menjëherë pas incidentit.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.