Një tjetër rast dhune brenda familjes është regjistruar në Elbasan, ku një 48-vjeçar është proceduar penalisht për ushtrim dhune psikologjike dhe dëmtim prone ndaj motrës së tij.
Shtetasi A. K., sipas Policisë, ka debatuar dhe ka ushtruar presion verbal ndaj motrës së tij, si edhe i ka thyer xhamin e automjetit në pronësi të saj.
Ngjarja është trajtuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve, ndërsa materialet janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
