Një nga gjërat më të bezdisshme që mund të lërë gripi apo ftohja është kolla e vazhdueshme.
Kjo ndjesi e bezdisshme në fyt e bën të vështirë të folurit dhe të ngrënit, ndërkohë që shkakton shqetësim të konsiderueshëm në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka disa ushqime që do t’ju ndihmojnë të ndaloni kollitjen.
- Jamball
Jamballi ka një efekt ekspektorant, duke ndihmuar në tretjen dhe largimin më të lehtë të mukusit. Përveç kësaj, kimikatet që përmban jamballi reduktojnë ënjtjen brenda fytit.
- Çokollatë
E megjithatë, çokollata mund të lehtësojë kollën falë teobrominës së përbërë që gjendet në kakao. Teobromina krijon një shtresë mbrojtëse në fyt, duke mbrojtur mbaresat nervore që nxisin refleksin e kollës.
- Mjaltë
Mjalti zbut fytin, pasi formon një shtresë të hollë brenda murit që lehtëson gëlltitjen. Gjithashtu ka veprim antibakterial dhe antifungal./abcnews.al
