Ka frikë nga Berisha?/ Basha: “Jam gati të përballem me të”

Kanë dalë në pah detaje të reja nga takimi me dyer të mbyllura të selisë së PD-së.
Sipas burimeve për mediet, Lulzim Basha mësohet se ka deklaruar në takim se ky vendim ishte tepër i vështirë prandaj dhe u mor në momentin e fundit, pasi ai kishte bërë gjithçka për të gjetur një rrugë tjetër.
Kreu i demokratëve mësohet se ka thënë po ashtu se është i gatshëm të takohet me Berishën për ta sqaruar për këtë vendim, duke theksuar se dera e PD-së është e hapur për ish-kryedemokratin.
“Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë.
Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti.
Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë”, u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së.