Josif Muço,mjeshtri i drurit në Elbasan që nuk njeh moshë

Ishte vetëm 16-vjeç kur eksperimentoi  për herë të parë në fushën e drurit. Që nga ajo kohë zdrukthtari Josif Muço nga Elbasani zgjohet dhe fle me mendimin për të krijuar elemente druri që përdoren për kuzhinë apo dekorim. Edhe pse 82 vjec nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i tij. Madje kritikon veten për orët e gjata në punë. Mjeshtri i drurit jo vetëm punon në dru, por me karrocen e tij të dorës  del çdo ditë në qytet për t’i shitur.Ndonëse iu përkushtua gjithë jetën pasionit të tij duke ndërtuar dhe bazën materiale djemtë fatkeqësisht nuk e trashëguan zanatin. Në vijim 82-vjeçari thotë se zanati asnjëherë nuk të lë pa gjë ndaj i kërkon brezit të ri të mos e anashkalojnë.Dikur punonte materiale të ndryshme druri, por sot mosha e ka kufizuar kryesisht te enët e kuzhinës dhe ato dekorative. Thotë se interesi për materialet që bën është i lartë ndaj bën apel që zanatet të rezistojnë, ndërsa ai vetë do të vazhdojë të punojë deri sa të mundet. Josifi ka punishten e tij në shtëpinë pranë stadiumit të Elbasanit. Ai çdo ditë ngrihet në orën 06:00 të mëngjesit dhe fillon e punon me dru. Gjatë orarit të drekës merr karrocën e tij të dorës dhe del në qytet për ti tregtuar dhe më pas kthehet me fitimin e ditës duke iu kënaqur punës së përditshme, edhe pse tani është i moshuar.