Nga Entela Duka
Incidentet në shkolla janë bërë më të shpeshta vitet e fundit. Policia e Elbasanit ka referuar materialet në Prokurori për dy të mitur që ndjekin mësim në një shkollë 9-të vjeçare në Elbasan. Dy të miturit, përkatësisht të moshës 14 dhe 15 vjeç kanë dëmtuar bravat e dyerve dhe disa sende në koridorin e shkollës ku janë nxënës. Në këto kushte drejtoria e shkollës ka lajmëruar policinë, e cila ka bërë dokumentimin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur, 14 vjec dhe 15 vjec, banues në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, kanë dëmtuar bravat e dyerve dhe disa sende në koridorin e shkollës ku janë nxënës.
