Identifikohet i moshuari që u vra në mes të dasmës, autori zyrtar policie

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ferizaj të Kosovës, ku një person u vra gjatë një dasme.

Viktima është identifikuar si Sadri Sadriu, teksa personi që dyshohet se e ka ekzekutuar është Besim Ramadani, zyrtar policor.

Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës si dhe ambulanca dhe policia që tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.