Shpallet në kërkim 44-vjeçari E.P nga Elbasani. Mashtroi një shtetas nga Korça duke e gënjyer se do ti blinte mjetin, por nuk ia ka kthyer.
Komisatiati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ky shtetas i ka marrë një automjet shtetasit A. M., me pretendimin për t’ia blerë dhe nuk ia ka kthyer.
Pas kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, automjeti u gjet i braktisur dhe i dëmtuar, në një vend parkimi, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
