I gatshëm të bashkojë votat me PS, Basha firmos me Ramën për reformën zgjedhore

Lulzim Basha ka rikonfirmuar sot pazarin politik me kryeministrin edi ramën, për reformën zgjedhore, duke njoftuar gadishmërinë për të bashkuar votat  e grupimit të tij, me Partinë Socialiste.  Megjithëse ka vetëm 7 deputetë në kuvend, në përfundim të seancës plenare, Lulzim Basha deklaroi se grupimi I tij, është dakortësuar me Partinë socialiste për tu ulur, në tryezën e refomës elektorale.

Pazari i Lulzim Bashës me  Edi Ramës është  faktuar nga letra e firmosur nga i deleguari i tij, Enkelejd Alibeaj se bashku me të deleguarin e kryeministrit Damian Gjiknuri , të cilët i drejtohet prezencës së osbe në shqipëri, duke I kërkuar  të  përcaktojë ekspertët  zgjedhore për komisionin e reformës.  Lëvizjet e fundit të paktit mes Bashës dhe Ramës, erdhën pas thirrjes që kryeministri bëri nga Lezha, ku mohoi mundësitë për reformë konsesuale me opozitën, duke kërkuar  votat e grupimit Basha.  24 orë më vonë, Basha u shpreh I gatshëm  të bashkojë votat me Partinë socialite jo vetëm për reformë zgjedhore por edhe për atë kushtetutese.