Shpallen 10 gjimnazet më të mira/ Surprizë gjimnazi i Peqinit, Hasit dhe Tropojës

Ditët e fundit ministria e Arsimit shpalli gjimnazet më të mira publike dhe jopublike në të gjithë vendin bazuar në rezultatet e maturës shtetërore. Ajo çfarë bëri më shumë përshtypje ishte fakti se shkolla e 7 në listë ishte gjimnazi Zihni Magani në Peqin me një mësatare të përgjithshme 8.42 me vetëm 49 nxënës, dhe para saj vinin Himara dhe me një mesatare më të lartë është Hasi. Gjithashtu ndër shkollat me rezultate më të mira në të gjithë Shqipërinë është renditur dhe ajo e Tropojës. Shkollat e mësipërmje kanë lënë pas edhe gjimnazin e njohur Petro Nini Luarasi. Listën e kryesojnë Ismail Qemali dhe German Majer. Në listën e 10 shkollave më të mira mungojnë shkollat e Elbasanit dhe gjimnaze të njohura në vend.